Trajneri i Lazios merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Muriqit

Futboll

Trajneri i Lazios merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Muriqit

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:26
Trajneri i Lazios merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Muriqit

E ardhmja e Muriqit është kthyer në një nga temat e nxehta të merkatos te Lacio.

Sulmuesi shqiptar nuk ka bindur në asnjë moment sezonin e shkuar, duke qenë larg atij lojtari që drejtuesit e klubit bardhekaltër mendonin se do të shihnin në fushë. Shumë klube janë munduar të përfitojnë nga kjo situatë për të përfituar shërbimet e tij sezonin e ardhshëm, megjithëse diçka e tillë duket se nuk do të jetë e mundur.

Maurico Sarri e ka thënë fjalën e tij dhe Tares së bashku me Lotiton nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta dëgjojnë.

Sipas “Corriere dello Sport“ në planet e trajnerit italian ka vend vetëm për dy sulmues dhe mes Caicedo-s e Muriqit, ka zgjedhur këtë të fundit.

“Pirati“ shqiptar do të jetë zëvendësuesi i Immobiles sezonin e ardhshëm, ku shpreson të lërë një përshtypje larg atij të shkuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat