​Bien poshtë të gjitha spekulimet, Messi zbulon arsyen kryesore pse u largua nga Barcelona

Futboll

​Bien poshtë të gjitha spekulimet, Messi zbulon arsyen kryesore pse u largua nga Barcelona

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:06
Leo Messi

Leo Messi i dha një lamtumirë emocionale Barcelonës të dielën gjatë një konference për shtyp drejtpërdrejt nga “Camp Nou”.

Argjentinasi foli para shtypit, familjes së tij, shokëve të skuadrës dhe miqve, ku ai konfirmoi se koha e tij me Barcelonën kishte mbaruar.

Sulmuesi legjendar largohet nga klubi pas 21 vitesh me klubin dhe 17 sezone në kategorinë më të lartë të kësaj skuadre.

Messi nuk mundi t'i përmbante lotët kur hyri në sallën e shtypit dhe mezi gjeti pak fjalë për të përmbledhur situatën fillimisht, para se të ishte në gjendje të shprehte ndjenjat e tij për situatën e përgjithshme, përcjellë KosovaPress.

"Është momenti më i vështirë i karrierës sime sportive," tha fillimisht Messi.

"Kur më thanë se duhej të largohesha, e bllokova. Ishte si një enë me ujë të ftohtë. Kam pasur momente të vështira dhe shumë të vështira, por kjo ... ndihem shumë i trishtuar, nuk e prisja.”

" Kam bërë gjithçka që munda për të qëndruar. E kam ulur pagën time përgjysmë. Doja të qëndroja.”, vazhdoi Messi.

Në vazhdim argjentinasi e zbuloi edhe arsyen kryesore pse ndodhi largimi i tij duke e hedhur fajin te La Liga që me rregullat e saj nuk po i lejon klubet që të bëjnë shpenzime të mëdha për pagat e lojtarëve.

"Vitin e kaluar kisha vendosur të largohesha, por jo këtë vit. Dhe askush nuk më kërkoi asgjë tjetër. Nuk ishte e mundur. Gjithçka ishte rënë dakord, por për shkak të çështjes së LaLiga, nuk u bë.”, theksoi ai.

“Klubi ka një borxhe shumë të mëdha dhe nuk dëshiron të hyjë në më shumë borxhe. Kam dëgjuar shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Doja të vazhdoja.”, tha Messi.

Kur u pyet për një lëvizje të mundshme në Paris Saint-Germain, Messi pranoi se ishte një opsion.

"Është një mundësi. Kur gjithçka u zbulua për të ardhmen time, mora shumë thirrje," tha ai.

Pas konferencës për shtyp, në një ngjarje private, Messi pozoi me 35 titujt që fitoi me ekipin e parë dhe u duartrokit nga kolegët dhe miqtë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat