​Koeman i jep detyra të reja skuadrës pas largimit të Leo Messit

Futboll

​Koeman i jep detyra të reja skuadrës pas largimit të Leo Messit

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 09:53
Ronald Koeman

Barcelona ka shënuar një fitore me rezultat 3-0 ndaj Juventusit për trofeun Joao Gamper dhe ishte kjo paraqitja e parë e tyre pa argjentinasin Lionel Messi i cili më herët gjatë së dielës i dha lamtumirën e fundit klubit katalanas.

Pas ndeshjes, trajneri Ronald Koeman foli më shumë rreth situatës brenda klubit pas largimit të numrit 10-të ku edhe kërkoi angazhim më të madh nga lojtarët e sidomos nga reparti i mesfushës.

“Është normale që kur një lojtar sikur Messi largohet është e vështirë për të gjithë por ne duhet të ecim përpara sepse nuk mund ta ndryshojmë situatën”, tha Koeman para mediave.

Më tutje Koeman ka kërkuar më shumë efikasitet nga skuadra dhe më shumë gola nga reparti i mesfushës në sezonin e ri garues 2021/22.

“Duhet të luajmë mirë, të fitojmë dhe të punojmë shumë. Këtu ka lojtar të tjerë që mund të luajnë në pozitën e tij dhe të marrin rol të rëndësishme në ekip. Kemi nënshkruar me Memphis Depay i cili ka treguar që mund të jetë shumë efektiv.”.

“Mesfushorët duhet të shënojnë më shumë dhe skuadra duhet të rritet. Mungesa e lojtari më të mirë në botë gjithmonë do të ndihet por duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë punën.”, tha në fund Koeman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat