Bonucci flet për largimin e Messit nga Barcelona

Futboll

Bonucci flet për largimin e Messit nga Barcelona

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 21:22
Lionel Messi

Kalimi i yllit të Barcelonës, Lionel Messi te PSG-ja nuk ka pasur efekt në të ardhmen e Cristiano Ronaldos me Juventusin, kështu thotë mbrojtësi Leonardo Bonucci.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë brenda disa orëve mund të zyrtarizohet te PSG-ja pas plotë 21 viteve te Barcelona.

“Parisienët” në të kaluarën kanë qenë të lidhur me Ronaldon, që ka edhe 12 muaj kontratë me Juventusin.

Por, me arritjen e Messit, PSG e ka të pamundur ta paguajë Ronaldon, andaj ky i fundit do qëndrojë në Torino edhe për një vit.

Sidoqoftë, Bonucci insiston se edhe nëse Messi do mbetej te Barcelona, asgjë nuk do ndryshonte në të ardhmen e Ronaldos.

“Mendoj se Cristiano do qëndronte edhe nëse Messi nuk do shkonte te PSG-ja”.

“Për ne, është vlerë shtesë dhe jam i sigurt se këtë vit më shumë se të tjerët, do na ndihmojë t’i arrijmë të gjitha synimet tona”, deklaroi ai për Gazzetta dello Spot.

Ndërkohë, ky edicion mbetet mjaftë interesant duke marrë parasysh formacionin e ‘çmendur’ që ka ndërtuar PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat