Ceballos dëmtohet

Futboll

Ceballos dëmtohet

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 14:08
Ceballos dëmtohet

Dani Ceballos i djeg mundësinë Real Madridit për ta shitur lojtarin gjatë kësaj merkato vere.

Mesfushori u dëmtua gjatë pjesëmarrjes së kombëtares spanjolle në lojërat olimpike të Tokyos. Klubi madrilen njoftoi se futbollisti ka dëmtuar ligamentin e kyçit të këmbës dhe se koha e rikuperimit mbetet ende e papërcaktuar.

Për këtë arsye 25-vjeçari do të qëndrojë në Madrid deri në momentin e rikuperimit të plotë. Ceballos është pjesë e Realit të Madridit që nga viti 2017, kohë kur u transferua nga Real Betis.

Ai është aktivizuar në 56 ndeshje në dy sezone në të gjitha kompeticionet me Realin, për t’u huazuar më pas te Arsenali ku qëndroi deri në qershor të 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat