Ferensvaroshi interesohet për futbollistin shqiptar

Futboll

Ferensvaroshi interesohet për futbollistin shqiptar

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 15:07
Ferensvaroshi interesohet për futbollistin shqiptar

Tirana ka një plejadë lojtarësh të rinj të ardhur nga akademia që po vlejnë jo vetëm në aspektin sportiv me atë që kanë treguar në fushë, por edhe në aspektin ekonomik për vlerën në treg që përfaqësojnë.

Marsel Ismajlgeci është një nga emrat e talenteve të akademisë, që këtë verë ka pasur disa interesime klubesh dhe oferta të bëra apo edhe refuzuar nga klubi për të mos hequr lehtësisht dorë nga shërbimet e tij.

Së fundmi, emri i mbrojtësit të majtë të ftuar edhe në Kombëtaren shqiptare është shfaqur sërish në listën e dëshirave në skuadrën hungareze të Ferencvaroshit.

Mbetet për t’u parë nëse skuadra e Myrto Uzunit do të bëjë një ofensivë të fundit për shërbimet e mbrojtësit apo do të mbesë gjithçka në kuadrin e interesimeve dhe vëzhgimeve.

Kujtojmë se Ferensvaroshi javë më parë është përballur me FC Prishtinën në kuadër të xhiros së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve me ç’rast e ka eliminuar skuadrën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat