Vëllaznimi nga Gjakova i ka objektivat e qarta, kërkon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Gjakovarët vazhdojnë me përforcime për edicionin e ri.
Kësaj radhe përforcohet me futbollistin Djellon Dragusha.
“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë me transferin e radhës, sulmuesin e krahut të djathtë Djellon Dragusha.
Dragusha ka arritur marrëveshje me klubin për sezonin 2021/22.
Djellon Dragusha 23 vjeçari i cili ishte pjesë e FC Vushtrria, FC 2Korrikut dhe së fundmi ishte pjesë e FC A&N”, njofton KF Vëllaznimi.