Shqipëria U-18 & U-19 mbërrijnë në Coverciano

Futboll

Shqipëria U-18 & U-19 mbërrijnë në Coverciano

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 19:14
Shqipëria U-18 & U-19 mbërrijnë në Coverciano

Skuadrat Kombëtare të 18 dhe 19 vjeҫarëve pas një jave grumbullimi dhe stërvitjesh në qytetin e Elbasanit, janë transferuar në Coverciano, qendrën stërvitore të Kombëtares italiane, ku do të luajnë ndeshjet miqësore me Italinë, respektivisht në 12 dhe 13 gusht.

Trajnerët Behari dhe Cungu së bashku me grupin e lojtarëve kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në tokën italiane, në të cilën ka marrë pjesë aktivisht edhe Drejtori Teknik, Giancarlo Camolese.

Pas stërvitjes, stafet teknike dhe lojtarët e skuadrave tona kombëtare kanë zhvilluar një mbledhje me Drejtorin Camolese, i cili i ka folur lojtarëve për vlerën e ekipit, rëndësinë e pranisë së tyre në ekipin kombëtar për këto grumbullime miqësore dhe peshën e ndeshjeve me Italinë, ku skuadrat kanë krijuar tashmë një bosht ku bazohen në kuadër të ndeshjeve eliminatore që do të zhvillohen në muajin nëntor.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu në “Qualifying Round” janë shortuar në Grupin 7 sëbashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri në data 10, 13 dhe 16 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat