Interi pas shitjes së Hakimit dhe Lukakut

Futboll

Interi pas shitjes së Hakimit dhe Lukakut

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:33
Interi pas shitjes së Hakimit dhe Lukakut

Skuadra e Interit edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me PSV Eindhovenit për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Denzel Dumfries.

Sipas gazetës italiane të lajmeve Corriere dello Sport, e cila raporton se klubi holandez ka pranuar një ofertë nga zikaltërit për 12.5 milionë euro plus bonuse për 25-vjeçarin, me vlerë 14 milionë euro në total.

Lojtari pritet të udhëtojë me avion drejt Milanos ose sot ose nesër për të filluar jetën menjëherë si lojtar i Interit, me vetëm pak detaje kanë mbetur nga dokumentet e fundit për të konkretizuar plotësisht kalimin.

25-vjeçari ishte pjesë e Holandës në “Euro 2020” kurse te PSV Eindhoveni ka regjistruar 124 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 16 gola dhe dhënë 20 herë pasime, prej vitit 2018 kur iu bashkua PSV nga Heerenveeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat