Laçi vuan mungesën e Mazrekajt

Futboll

Laçi vuan mungesën e Mazrekajt

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:58
Laçi vuan mungesën e Mazrekajt

Sot në orën 20:00 Laçi luan ndeshjen e kthimit kundër Anderlehtit.

Kurbinasit kanë humbur 0-3 përballjen e parë dhe bileta për në “play off” më shumë i ngjan një misioni të pamundur.

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin e sotëm, ku Laçi vuan përsëri mungesën e një prej aseteve më të çmuar që zotëron, Mazrekajt.

Duro i beson sulmin treshes Ademi, Guindo dhe Zarubica, që janë ngarkuar me një detyrë shumë të vështirë për të thyer mbrojtjen belge. Anderlehti hyn në fushë me njërën këmbë në fazën tjetër, por te Laçi nuk kanë ç’të humbin më tepër prandaj do të shpresojnë deri në fund për mrekullinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat