Reagojnë “Plisat” pas eliminimit të Prishtinës

Futboll

Reagojnë “Plisat” pas eliminimit të Prishtinës

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 21:08
Reagojnë “Plisat” pas eliminimit të Prishtinës

Reagojnë “Plisat” pas eliminimit të Prishtinës në Conference League: Bravo e madhe për të gjithë lojtarët dhe për stafin

Prishtina u eliminua në raundin e tretë Ligës së Konferencës.

Postimi i plotë nga “Plisat”:

“Arritëm t’a mposhtim në shtëpinë tonë kampionin norvegjez, mirëpo në Norvegji nuk ishim prezent dhe djemve tanë u mungoj përkrahja jonë nga tribunat ku dhe pësuam humbje me rezultat 2:0, me këtë humbje eleminohemi nga UEFA CONFERENCE LEAGUE, megjithatë një bravo e madhe për të gjithë lojtarët dhe për stafin e KF Prishtina, arritëm ku nuk mund të arrinte asnjë klub shqiptar deri tani, kjo e gjitha falë angazhimit maksimal të lojtarëve tanë.

Tani radhën e ka superkupa e Kosovës e cila zhvillohet me 17 gusht në kryeqytet, kundërshtar e kemi Kf Llapin.

Forca Prishtinë, me ty deri në vdekje!”, kanë shkruar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat