Shifra e majme që përfitoi Teuta nga UEFA

Futboll

Shifra e majme që përfitoi Teuta nga UEFA

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 11:39
Shifra e majme që përfitoi Teuta nga UEFA

Teuta e humbi mundësinë mbrëmë për të shkruar historinë e saj në Kupat e Europës. Përveç arritjes historike, durrsakët në rast kualifikimi ndaj Shamrok Rovers kishin mundësi që ta çonin në 1.6 milionë euro përfitimin nga UEFA për ecurinë në dy veprimtaritë, Champions dhe Konferencë Ligë.

Gjithsesi, Teuta i jep lamtumirën Europës për këtë sezon duke arkëtuar të ardhura të majme për klubin.

Me ecurinë deri në turin e tretë të Konferencë Ligës skuadra durrsake ka të garantuar nga UEFA shpërblim prej 1 milion e 290 mijë euro.

Ky përfitim rrjedh nga angazhimi fillestar në Champions, si dhe ndeshjet e luajtur në dy ture në Konferencë Ligë.

540 mijë euro rrjedhin nga pjesëmarrja në Champions, ndërsa 750 mijë euro nga ecuri deri në raundin e tretë të Konferencë Ligës. Në rast kualifikimi, Teuta jo vetëm që shkruan historinë por arrin të sigurojë edhe afro 1.6 milionë euro (saktësisht 1.59 milionë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat