Norvegjezi u largua pas 1 viti kuqezi

Futboll

Norvegjezi u largua pas 1 viti kuqezi

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 11:21
Norvegjezi u largua pas 1 viti kuqezi

Jens Petter Hauge u transferua nga Milani te Eintracht Frankfurt me huazim me detyrimin për ta blerë në përmbushjen e një kushti të caktuar.

Norvegjezi u largua pas 1 viti kuqezi teksa firmosi kontratën deri në vitin 2026 me ekipin gjerman dhe sigurisht që ai do të provojë të tregojë veten aty, ndërsa këtë bilanc Milani nuk mund të quajë arkëtimin prej gati 12 mln eurosh dhe të regjistrojë plusvlerën e ardhshme: pasi është detyrim blerje me kusht

Sipas raporteve nga Bild në Gjermani, detyrimi i blerjes për lojtarin norvegjez do të realizohet sapo ekipi gjerman të ketë siguruar mbijtesën matematikisht.

Duke marrë parasysh se Frankfurt çdo vit e siguron mbijetesën të paktën 2 muaj përpara fundit të Bundesliga, pritet që edhe këtë sezon të ndodhë e njëjta gjë.

Hauge u largua pas vetëm 1 viti nga Milani dhe pasi shënoi 5 gola në shumë pak ndeshje dhe minuta të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat