FFK fillon ciklin e ri të seminareve kundër dukurive negative në futboll

Futboll

FFK fillon ciklin e ri të seminareve kundër dukurive negative në futboll

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 13:59
FFK fillon ciklin e ri të seminareve kundër dukurive negative në futboll

Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet zyrtarit të saj për integritet të garave, Gazmend Bojniku ka filluar ciklin e ri të seminareve që kanë për qëllim ndërgjegjësimin dhe luftimin e dukurive negative siç është trukimi (kurdisja) e ndeshjeve në futboll.

Seminaret e tilla janë pjesë e planprogramit të UEFA-së dhe secila federatë anëtare e saj është e obliguar të organizojë seminare ndërgjegjësimi së paku një herë në vit me të gjitha nivelet dhe kategoritë. Këto seminare tashmë janë mbajtur në Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gjilan derisa në ditët në vazhdim do të organizohen edhe në Prishtinë.

Gjatë këtyre seminareve zyrtari i FFK-së për integritet të garave ka ligjëruar para pjesëmarrësve se si duhet të veprojnë në rast se përballen me njerëz që synojnë trukimin e ndeshjeve, si dhe për mënyrën e zbulimit të disa rasteve kur kanë qenë të përfshirë lojtarët, trajnerët dhe zyrtarë të klubeve, e të cilët janë identifikuar dhe janë përballur me drejtësinë.

Pjesëmarrësit e këtyre seminareve kanë ndjekur seminarin nëpërmjet video projektorit disa shembuj të ndryshëm që lidhën me trukimin e ndeshjeve, derisa më pas pjesëmarrësit janë ndarë në grupe punuese, ku kanë dhënë përgjigjet në pyetësorin e krijuar nga UEFA dhe FFK.

Në fund, të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur me fletushkën e re, e cila është hartuar bashkarishtë me zyrtarët profesional të UEFA-së, që përmban informacione koncize, duke përçuar porosi të qarta në lidhje me parandalimin dhe luftimin e trukimit të ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat