Tjetër lajm shokues për Barcelonën, nuk do ta besoni sa borxhe ka

Futboll

Tjetër lajm shokues për Barcelonën, nuk do ta besoni sa borxhe ka

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 15:44
Joan Laporta

Pas lajmit shokues se Messi nuk do të mund të vazhdojë më me Barcelonën, si pasojë e krizës financiare, tashmë presidenti i klubit blaugrangas ka dhënë një lajm tjetër shokues.

Presidenti i klubit spanjoll Barcelona, Joan Laporta ka folur më në detaje rreth krizës financiare që e ka kapluar klubin e tij.

Laporta në një konferencë gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Barca ka borxhe mbi 1 miliard euro, më konkretisht rreth 1.3 miliard euro.

Ai thotë se situata është “shumë shqetësuese”.

Sipas Laportas, Borxhi është rritur me 200 milionë euro (170 milionë funte) që nga janari i këtij viti.

Kjo padyshim së është një situatë alarmante për klubin spanjoll ngase nëse nuk arrin t’i gjeneroj paratë për t’i paguar borxhet, klubi mund të bankrotojë.

Tashmë është konfirmuar se Gerard Pique ka ulur ndjeshëm pagën e tij vjetore, vetëm që të mund të regjistronte klubi i tij tre lojtarët Depay, Garcia e Manaj.

Pique ka konfirmuar se këtë do ta bëjnë edhe lojtarët e tjerë në mënyrë që të ndihmojnë klubin pas kësaj situate katastrofale ekonomike që klubi spanjoll është duke u përballur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat