Ramadani flet pas triumfit në Superkupë

Futboll

Ramadani flet pas triumfit në Superkupë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 14:49
Ramadani flet pas triumfit në Superkupë

KF Llapi triumfoi në Super Kupën e Kosovës ndaj Prishtinës me rezultat 3-1.

Në një prononcim për Gazeta “Sheshi”, Arbnor Ramadani tregoi se kjo padyshim që është një ndjenjë shumë e mirë.

“Në një kohë të shkurtër të fitosh Kupën dhe Super Kupën e Kosovës do të thotë se mundi, sakrifica gjatë gjithë vitit që kemi bërë, është shpërblyer me këto dy trofe”, ka thënë ai.

Mesfushori i Llapit shtoi se nuk kanë ndonjë presion që domosdosmërisht të dalin kampion të Superligës, por do të luftojnë deri në fund për këtë gjë.

“Do t’i marrim ndeshjet një nga një, po në qoftë se na jepet mundësia, pse jo do të luftojmë deri në fund për titull”, tha tutje Ramadani.

27 vjeçari u ka dhënë edhe një premtim tifogrupit të tyre “Ultras Legjendat”.

“Legjendave do tju premtojmë se do dhurojmë maksimumin tonë në çdo ndeshje. Shpresojmë që do të vazhdojmë t’i gëzojmë ata”. 

Ramadani është bashkuar me skuadren llapjane në vitin 2018 dhe ka kontratë deri më 30 korrik të 2022-tës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat