UEFA shpall kandidaturat për “Trajnerin e Vitit”

Futboll

UEFA shpall kandidaturat për “Trajnerin e Vitit”

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 18:05
UEFA shpall kandidaturat për “Trajnerin e Vitit”

Sezoni që lamë pas ishte vërtetë spekatakolar në futboll i mbushur me surpriza dhe rekorde të shumta.

Ditën e sotme, UEFA ka bërë publiken listën e 3 trajnerëve më të mirë për sezonin që lam pas, dhe të tre janë emra të spikatur.

I pari është Pep Guardiola. Tekniku spanjoll fitoi kampionatin anglez me Sitin, triumfoi në finale të kupës së Anglisë dhe shkoi deri në finale të Ligës së Kampionëve ku u mund nga Çelsi.

I dyti në listë është Tomas Tuhel. Tekniku gjerman bëri një punë të jashtëzakonshme ku vetëm në 6 muaj në stolin e londinezëve arriti të shpallej kampion Europe.

I treti, por jo më i rëndësishmi është Roberto Mançini. Ky i fundit çoi Italinë drejt triumfit në Kampionatin Europian duke mundur në finale Anglinë. Ndër emrat e tjerë të zgjedhur ishin:

4-Unai Emeri (Vijareal)
5-Diego Simeone (Atletiko Madrid)
6-Antonio Konte (Inter)
7-Gareth Sauthgejt (Angli)
8-Kristof Galtier ( Lile)
9=Ole Gunar Solskjær (Mançester Junajtid)
10-Kasper Hjulmand (Danimarka) –

Emri i fituesi do të bëhet i ditur në datën 26 gusht kur të hidhet dhe shorti për grupet e Ligës së Kampionëve në Stamboll të Turqisë. Një gjë duket e sigurt, fituesi do të ndahet mes Mançinit dhe Tuhelit, teksa Guardiola duket se e ka të sigurt vendin e tretë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat