Mesfushori mbetet bavarez

Futboll

Mesfushori mbetet bavarez

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:06
Mesfushori mbetet bavarez

Leon Gorecka do të vazhdojë të jetë një lojtar i Bajernit të Mynihut dhe për pesë vitet e ardhshme.

Dilema për rinovimin e mesfushorit gjerman tani ka marrë fund, me lojtarin që ka vendosur të qëndrojë dhe për shumë vite në Mynih.

“Sky” shkruan se Gorecka do të firmosë në ditët e ardhshme një kontratë deri në 2026 me një pagë vjetore prej 15 milionë eurosh.

Ai do t’i bashkohet kështu kolegut të tij, Joshua Kimish që gjithashtu do të firmosë deri në 2025 me kampionët në fuqi.

Këto mund të quhen pa dyshim dy blerjet më të rëndësishme në merkaton e verës për Bajernin që do të siguronte kështu shërbimet e dy prej mesfushorëve më të mirë gjerman në vitet e fundit. Zyrtarizimi mund të bëhet pas ndeshjes së sotme ndaj Këlnit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat