Milani përforcohet

Futboll

Milani përforcohet

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:32
Milani përforcohet

Sulmuesi italian Pietro Pelegri është më afër se kurrë transferimit tek skuadra e Milanit.

Pas 2 sezonesh tek Monako ku ka luajtur vetëm 22 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola, Pelegri bëhet gati për një hap të karrierë duke u rikthyer sërish në Serinë A.

Pelegri luan në rolin e qendërsulmuesit dhe është futbollist i dalë nga akademia e Xhenoas.

Milani ka arritur marrëveshjen me Monacon, duke marrë ‘’ok’’ e francezëve për huazimin mbi bazën e 1 milionë eurove, dhe blerjen e kartonit për 6 milionë euro. Lojtari tashmë pritet të udhëtojë në Milano për vizitat mjekësore duke iu bashkuar repartit ofensiv të kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat