Gjashtë shqiptarë ftohen kundër Serbisë dhe Francës

Futboll

Gjashtë shqiptarë ftohen kundër Serbisë dhe Francës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:56
Gjashtë shqiptarë ftohen kundër Serbisë dhe Francës

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 do të përgatitet për sfidat kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023 në futboll.

Ndeshjet kualifikuese zhvillohen në fillim të muajit shtator. 

Kundërshtarët e parë për selektorin e ri Dragan Kanatllarovski do të jenë Franca dhe Serbia dhe këto ndeshje do të luhen me 2 shtator dhe 7 shtator.

Në përfaqësuese janë ftuar edhe 6 shqiptarë Blerton Sheji (Shkupi), Besnik Ferati (Akademia Pandev), Adrian Hajdari (Rapdi Vjena), në mesfushë Agon Elezi (Varazhdin, Kroaci), Ali Adem (Shkupi), Emir Skënderi (Struga Trim & Lum).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat