Shqiptari me Ferencvaros eliminohen nga Champions League

Futboll

Shqiptari me Ferencvaros eliminohen nga Champions League

Nga: K.Goca Më: 24 gusht 2021 Në ora: 22:57
Fassnacht

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, përkundër orvatjeve me ekipin hungarez, Ferencvaros, nuk arritën që të kualifikohen në fazën e  grupeve në Champions League. 

Ferencvaros edhe si vendas pësoi me rezultat 3:2 sikurse në ndeshjen e parë (3:2)  në Bernë nga Young Boysi. 

Skuadra zvicerane vazhdon rrugëtimin në fazën e grupeve.

Për Ferencvaros shënuan Wingo (18') e Mmaee (27') dhe për Young Boys Zesiger (5'), Fassnacht (56’), Mambimbi (90+3’).

Uzuni u paraqit tërë takimin, asistoi në golin e dytë por nuk i mjaftoi skuadrës së tij.

Mysafirët dështuan nga penalltia në minutën e 72-të, futbollisti Siebatcheu nuk ishte i saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat