Xheko: Interi ka kampionë

Futboll

Xheko: Interi ka kampionë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 11:50
Xheko: Interi ka kampionë

Edin Xheko ka folur pas debutimit zyrtar me fanellën zikaltër për “Dazn” dhe “Inter Tv”, duke shprehur emocionet e debutimit dhe ndjesitë për shokët e rinj të skuadrës.

“Debutimi? Kam luajtur shumë ndeshje në karrierë dhe zakonisht nuk jam nervoz, por kur hyra në San Siro, pata një ndjesi tjetër dhe tani ai stadium është shtëpia ime, ku pres të bëj gjëra të bukura”, u shpreh boshnjaku që më vonë tregoi edhe emocionet e golit:

“E doja golin në ndeshjen e parë edhe kur Inzagi kërkoi të më nxirrte, i kërkova të më lejonte të luaja”. Një mendim e rezervoi edhe për paraardhësin e tij Lukaku: “Ka bërë mirë këtu dhe duhet falënderuar, por mua nuk më pëlqen të shikoj pas. I di cilësitë e mia dhe e di që mund të bëj mirë tek Interi”.

Duke vazhduar rrëfimin, 35-vjeçari u ndal edhe të shokët e skuadrës: “Duket sikur po luajmë prej kohësh së bashku dhe është e lehtë kur janë kaq kampionë në fushë. Më bëhet qejfi që Lautaro qëndroi dhe shpresoj të bëjmë shumë mirë së bashku”. Xheko pas shtatë vitesh në Itali do të mund të ketë në ekip Inzagin dhe të luajë një tjetër ndeshje me të ndaj Veronës.

“Inzagi? E dija se do të përshtatesha me modulin e tij dhe jam argëtuar në ndeshjen e kaluar. Verona? Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi Interi dhe duhet të marrim 3 pikët”. Në fund një batutë për sponsorizimin e ardhjes së tij: “Nëse për Dumfrisin ishte De Vraj, për mua ishte Kolarov”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat