Aliji shënoi gol me një “sllallom” para mbrojtjes së Kadinos

Futboll

Aliji shënoi gol me një “sllallom” para mbrojtjes së Kadinos

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:34
Aliji shënoi gol me një “sllallom” para mbrojtjes së Kadinos

Skuadra e Sileksit nga Kratova dje shënoi fitore të lehtë në udhëtim te Kadino me rezultat 0-3, në hapje të sezonit të ri në ligën e dytë-grupi i Perëndimit.

Fituesit e kupës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë të shkëlqyeshme e kanë kryer punën e tyre, duke qenë kundërshtar shumë më cilësor se vendësit. Tre golat i kanë shënuar Stojcevski, Manasievski dhe Aliji.

Ky i fundit fillimishtë pranoi një top para zonës së 16-shit, pastaj nisi t’i dribloj disa lojtarë, dhe me këmbën e majtë shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren e thellë prej 3-0.

Kjo ndodhi në minutën e 69-të të takimit.

Në ndeshjen e ardhshme, Sileksi në fushë të vet e pret Vardarin, që njëherësh do të jetë edhe derbi i javës së dytë në ligën e dytë-Perendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat