Spikasin Dortmund-Hoffenheim dhe Nantes-Lyon!

Futboll

Spikasin Dortmund-Hoffenheim dhe Nantes-Lyon!

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 11:09
Spikasin Dortmund-Hoffenheim dhe Nantes-Lyon!

E premte emocionuese në ekranin e Supersport me tre sfida interesante nga tre prej kampionateve më elitare në Europë.

Java e 3-të e Bundesligas do të nisë me sfidën Borussia Dortmund-Hoffenheim me verdhezinjtë që do të synojnë të reagojnë në fushë pas humbjes në javën e dytë ndaj Freiburg. Dortmundi e nisi kampionatin me një fitore të thellë ndaj Eintracht Frankfurt por në mënyrë surprizuese në javë e dytë u dorëzua përballë Freiburg.

Gjithsesi përballë një Hoffenheim që ka grumbulluar 4 pikë në dy ndeshjet e para, misioni për të marrë maksimumin e pikëve nuk do të jetë i thjeshtë por as i pamundur për verdhezinjtë të cilët do të tentojnë me të gjitha mënyrat ta fitojnë këtë sfidë.

Lyoni është zhgënjimi i madh i 3 javëve të para të ligës së parë franceze teksa nuk ia dalë të grumbullojë më shumë se dy pikë, megjithatë përballë Nantes këtë të premte skuadra e Peter Bosz e cila mund të mbështetet edhe te afrimi më i fundit Xherdan Shaqiri, i ka të gjitha mundësitë për të marrë fitoren e parë.

Në Supersport nuk do të mungojë as La Liga këtë të premte që vjen me sfidën interesante të Mestallas me Valencias dhe Alaves, ku Los Che janë dukshëm favoritë për të marrë tre pikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat