Pas sherrit të bujshëm, “në luftë” për pozicionin e rëndësishëm

Futboll

Pas sherrit të bujshëm, “në luftë” për pozicionin e rëndësishëm

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 11:52
Pas sherrit të bujshëm, “në luftë” për pozicionin e rëndësishëm

Pak vite më parë Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha patën një përplasje që shkaktoi bujë të madhe në media. Asokohe të dy ata ishin pjesë e “Supersport”, Shakohoxha si drejtues, ndërsa Bejleri si moderatore e emisioneve më të rëndësishme sportive.

Më vonë Ilda u largua nga “Supersport” dhe në media u tha se vendimin për pushimin e saj nga puna e kishte marrë Dritan Shakohoxha. Ky i fundit e mohoi lajmin, ndërsa Ilda nuk i kurseu disa thumba pas largimit nga puna.

Tashmë as njëri e as tjetri nuk janë më pjesë e “Supersport” dhe kanë ndjekur rrugë të ndryshme në karrierën e tyre.

Mirëpo duket se Ilda dhe Dritani do të përballen sërish me njëri-tjetrin. Së fundmi është mësuar se të dy ata kanë zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kreu aktual i FSHF-së, që ka qenë i pakonkurrueshëm për 20 vite me radhë, por do të rivalizohet këtë herë nga moderatorja dhe ish-komentatori sportiv. Në fakt Beljeri dhe Shakohoxha nuk do të jenë të vetmit që do të konkurrojnë për kreun e FSHF-së. Është mësuar se bashkë me ta do të konkurrojnë edhe Sulejman Starova dhe ish-deputeti Selami Jenisheri.

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në shkurt të 2022-s, por ethet e garës duket se kanë nisur që tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat