Cana nderon Shqipërinë: Kemi stadium fantastik

Futboll

Cana nderon Shqipërinë: Kemi stadium fantastik

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 14:15
Cana nderon Shqipërinë: Kemi stadium fantastik

UEFA vendosi që i ftuar special që do të asistojë në shortin e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës të jetë kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana i cili njëkohësisht do të jetë dhe ambasadori i finales që do të luhet në Tiranë.

Ish-kapiteni Cana u thirr në sallë nëpërmjet një videoprezantimi të momenteve më të mira të karrierës së tij me klube si PSG, Lacio dhe Marsejë.

Është kënaqësi t’ju kem këtu. Ke pasur një karrierë fantastike, ke luajtur në skuadra të mëdha, Francë, Angli e Itali, madje ke luajtur dhe këtu në Turqi, çfarë mund të na thuash?

‘’Le të themi, nëse shikon mbrapa, shumë prej fëmijëve që luajnë futboll duan të arrijnë nivelin më të lartë. Dhe jam shumë krenar për atë që kam arritur në karrierë time. Të luash me PSG-në, me skuadrën time që kam bërë tifozëllik që fëmijë Olimpik Marsejën, për ta bërë skuadrën më të mirë, të luash me Gallatasarain e Lacion. Në fund është një arritje e madhe, jo si futbollist, por dhe si person, udhëtimi im si futbollist është krenaria ime më e madhe’’.

Këtë vit finalja e Ligës së Konferencës do të luhet në Tiranë, çfarë mund të na thuash për stadiumin?

‘’Stadiumi është të themi si imazh krenarie për Ballkanin, si imazh i shtetit dhe qytetit, stadiumi është mjaft i mirë dhe i ri, shumë modern dhe një nga stadiumet më të reja në Europë. Shumë modern dhe shumë aktiv, ndodhet në mes të qytetit, jam i sigurt që do të jemi pritës të shkëlqyer dhe njerëzit që do të udhëtojnë për të parë ndeshjen do të jenë në mes të qytetit dhe do të shijojnë vendit tonë të bukur Shqipërinë’’, ishin fjalët e Lorik Canës në ceremoninë hapëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat