Jo të gjithë të lumtur me ardhjen e Ronaldos në “Old Traford”

Futboll

Jo të gjithë të lumtur me ardhjen e Ronaldos në “Old Traford”

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:49
Jo të gjithë të lumtur me ardhjen e Ronaldos në “Old Traford”

Kristiano Ronaldo u rikthye tek Mançester Junajtid pas 12 vitesh, që kur u largua drejt Real Madridit në vitin 2009.

Nënshkrimi i CR7 ka rritur entuziazmin e tifozëve të Junajtid të cilët kanë një arsye të fortë pse duhet të besojnë në fitimin e trofeve këtë sezon. Por jo të gjithë janë të lumtur nga ky transferim, veçanërisht talenti i ‘’djajve’’ Mejzon Grinud.

Ky i fundit është vetëm 19 vjeç dhe ka dalë nga ekipet zinxhirë të Mançesterit, ndërsa sezonin e kaluar u bë protagonist me 7 gola të shënuar dhe 2 asiste. Ky sezon ka nisur në mënyrë fantastike për Grinud që ka gjetur rrjetën 2 herë në po kaq ndeshje.

Por ardhja e Ronaldos mund ta ulë në stol talentin anglez, ose mund ta spostojë në krah të djathtë së sulmit, pozicion jo efektiv ky për 19-vjeçarin.

Grinud ka treguar efikasitet kur është vendosur në qendrën e sulmit, por ai pozicion tani i takon Ronaldos dhe sulmuesi mund të përballet me stolin duke hedhur poshtë formën e tij të shkëlqyer për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat