Inter humb durimin

Futboll

Inter humb durimin

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:15
Inter humb durimin

Kundër Verona-s, Samir Handanoviq ka koleksionuar një nga gabimet e shumta të bërë në periudhën e fundit.

Portieri slloven është futbollisti që ka bërë më shumë gabime që kanë çuar te goli kundërshtar, katër, siç ka bërë të ditur Corriere dello Sport.

Dhe kjo ecuri duket se shtyrë Inter-in të bëjë disa vlerësime në lidhje me pozicionin e portierit, duke marrë parasysh edhe se kontrata e Handanovic skadon verën e ardhshme.

Andre Onana është ofruar vetë, por është një nga emrat e shumtë në listë.

Klubi zikaltër ndjek edhe Alex Meret dhe Alessio Cragno, i vetëdijshëm se ka edhe në shtëpi disa zgjidhje të vlefshme: Radu dhe të rinjtë Brazao me Stankoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat