AC Milan nënshkruan me Bakayokon

Futboll

AC Milan nënshkruan me Bakayokon

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 18:09
Tiemoue Bakayoko

AC Milan ka kompletuar huazimin e mesfushorit Tiemoue Bakayoko nga Chelsea.

Skuadra italiane  e ka huazuar për dy vitet e ardhshme që mund të bëhet e obligueshme nëse disa kushte plotësohen.

Komunikata e Milanit:

“AC Milan njofton nënshkrimin e mesfushorit Tiemoue Bakayoko nga Chelsea për dy vite huazim, që mund të bëhet obligueshme nëse plotësohen disa kushte”, shkroi klubi.

Ndërkohë, Bakayoko ishte pjesë e Milanit edhe gjatë edicionit 2018/19 ku zhvilloi 42 paraqitje dhe shënoi një gol./Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat