Në Gjeorgji shkruajnë për Milot Rashicën: Ja si vendosen britanikët 

Futboll

Në Gjeorgji shkruajnë për Milot Rashicën: Ja si vendosen britanikët 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2021 Në ora: 14:51
Në Gjeorgji shkruajnë për Milot Rashicën: Ja si vendosen britanikët 

Media gjeorgjiane “interpressnews.ge”, ka shkruar para ndeshjes mes Gjeorgjisë dhe Kombëtares së Kosovës, e cila zhvillohet nesër (18.00) në kuadër kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Ata me theks të veçantë shkruajnë për mungesën e futbollistit me të mirë të Kosovës,  Milot Rashica. 

“Ekipit të Kosovës do t’i mungojë lideri i skuadrës Milot Rashica në ndeshjen kundër Gjeorgjisë (nesër) më 2 shtator.

Sulmuesi i Premier League, skuadrës Norwich, pengohet të vijë në Gjeorgji për shkak të situatës aktuale në vendin tonë, nëse ai e viziton Batumin, nuk do të jetë në gjendje të kthehet në territorin e Britanisë së Madhe, sepse Gjeorgjia është në zonën e kuqe të britanikëve.

Ju kujtojmë se ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës mes ekipeve kombëtare të Gjeorgjisë dhe Kosovës do të luhet nesër, më 2 shtator, në arenën e re në Batumi”, shkruan media gjeorgjiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat