Kjo disfatë rrezikon që ta dërgojë Spanjën në testin e vështirë të play-off-it

Futboll

Kjo disfatë rrezikon që ta dërgojë Spanjën në testin e vështirë të play-off-it

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:25
Kjo disfatë rrezikon që ta dërgojë Spanjën në testin e vështirë të play-off-it

Europiani i Spanjës përfundoi mbrëmjen e 6 korrikut, kur Jorginho i Italisë realizoi penalltinë e fundit. Paraqitja, sidomos në atë gjysmëfinale kundër “të kaltërve”, ishte nga ato performanca që të ngjallin optimizëm, megjithatë optimizmi u shua shpejt.

“Furia e kuqe” nuk u shfaq e furishme në sfidën kualifikuese të botërorit kundër Suedisë, në Stokholm. Kaloi në avantazh me Soler, por u dorëzua në fund pasi nordikët e përmbysën me anë të Isak e Claesson.

Kjo disfatë rrezikon që ta dërgojë Spanjën në testin e vështirë të “play-off”-it. Ekipi i Enriques ndodhet në vendin e dytë në grupin B, ku gjendet edhe Kosova, me 7 pikë, 2 më pak se Suedia kryesuese, që për më tepër ka edhe një ndeshje më pak se iberikët.

Ka ende dhe 4 ndeshje deri në fund për “La Rojan” dhe nuk është e thënë që suedezët pavarësisht, se mbeten një skuadër e mirë, t’i fitojnë të 5 sfidat që i mbeten, megjithatë, për momentin, duket se janë skandinavët më pranë një kualifikimi të drejtpërdrejtë në botëror.

Disa nota negative i duhen  vendosur paraqitjes së Spanjës në “Friends Arena”, dyshja Laporte -Erick Garcia hasi në shumë vështirësi, mesfusha nuk funksionoi dhe i vetmi që mund të shpëtohet nga performanca jo e mirë është Soler.

Edhe sulmi nuk impresionoi, Morata ishte flegmatik, po ashtu si Moreno dhe vetëm freskia e Ferran Torresit nuk mund të ishte e mjaftueshme. Spanja mund të bëjë shumë më mirë se kaq dhe këtë e ka të qartë mbi të gjitha trajneri Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat