Pogba kërkon kalimin te Real Madridi

Futboll

Pogba kërkon kalimin te Real Madridi

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:20
Pogba kërkon kalimin te Real Madridi

Paul Pogba ka kontratë me Man. Junajtedin të vlefshme deri në qershor të vitit 2022 dhe ende heziton që të firmos vazhdimin e bashkëpunimit me “Djajtë e Kuq”.

Futbollisti francez e ka nisur këtë edicion në mënyrë fantasike duke bërë pesë asistime në tri duelet e para në Premier Ligë.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, mesfushori francez preferon një kalim te Real Madridi në vitin 2022.

Francezi thuhet se do të refuzojë të gjitha ofertat për rinovim nga Junajtedi poashtu nga ekipet tjera, pasi ëndërra e tij është të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Përveç Pogbas, te “Los Blancos” dëshiron të kalojë edhe Kilian Mbape si lojtarë i lirë në verën e 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat