Riquelme: Messi do të fitojë Championsin me PSG-në

Futboll

Riquelme: Messi do të fitojë Championsin me PSG-në

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 18:20
Riquelme: Messi do të fitojë Championsin me PSG-në

Ikona argjentinase, Juan Roman Riquelme ka dhënë një parashikim të “guximshëm”, duke theksuar se Messi do të pensionohet tek Barcelona para se ti varë këpucët e tij.

Fituesi i gjashtë herë Topit të Artë i ndërpreu lidhjet me Barçën këtë verë pasi pa vështirësi financiare në Camp Nou, që e bëri të pamundur që ai të nënshkruajë një kontratë të re me ekipin që shpenzoi rreth dy dekada.

Messi tani po bën një fillim të ri në Francë, si pjesë e një skuadre tjetër të mbushur me yje, dhe Riquelme mund të shohë një bashkatdhetarin e tij të fitojë gjëra të mëdha tek Parisi dhe të rikthehet sërish në Barcelonë.

“Shpresoj që Messi të shijojë Parisin. Nuk e di nëse është e çuditshme, por të gjithë jemi të ngazëllyer që e shohim atë duke shijuar lojën me [Kylian] Mbappe dhe Neymar.

“Nëse ata nuk e fitojnë Ligën e Kampionëve tani, ata nuk do ta fitojnë kurrë atë”, është shprehur Riquelme.

“Unë mendoj se Messi do të fitojë Championsin me PSG-në dhe do të pensionohet në Barcelonë”, ka përfunduar legjenda argjentinase.

Pasi dështoi rinovimi me Barcelonën, PSG intervenoi menjëherë për të siguruar shërbimet e argjentinasit, duke i ofruar kontratë dy-vjeçare me një pagë stratosferike prej 35 milion eurove për vit.

Messi do të jetë 36 vjeç kur kjo marrëveshje të përfundojë, aq sa është rivali i tij i përjetshëm Cristiano Ronaldo tani, dhe mbetet të shihet nëse pas kësaj kohe Messi do të bëj të njëjtën sikur rivali i tij, duke u kthyer aty ku e mori famën si futbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat