Paralajmërohet largimi i Lenos nga Arsenali

Futboll

Paralajmërohet largimi i Lenos nga Arsenali

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 23:56
Bernd Leno

Numri 1 i Arsenalit, portieri Bernd Leno “pritet të largohet si transfer i lirë verën e ardhshme derisa për të kanë shprehur interesim kampionët e momentit të Serie A, Inter Milan.

Arsenali mund ta humbet portierin e tyre të parë, Bernd Leno, si transfer i lirë në verën e ardhshme.

Kontrata e tanishme e Lenos me Emirates pritet që të skadojë në fund të verës së ardhshme dhe besohet që ai mund të largohet nga klubi pas arritjes se Aaron Ramsdale.

Kampionët e Serie A, Inter Milan thuhet se janë njëra prej skuadrave të cilat janë duke kërkuar shërbimet e tij.

Sipas Tuttosport, Interi po shikon për mundësinë e zëvendësimit të Samir Handanovic – i cili për momentin është 37 vjeçar.

Si rezultat i kësaj, gjigantët italian e kanë identifikuar Lenon dhe portierin e Ajaxit, Andre Onana si zëvendësues të tij.

Largimi i Lenos do të ishte një goditje për Arsenalin, edhe pse ata tashmë kanë transferuar zëvendësuesin e tij, Ramsdale.

Topxhinjtë nënshkruar me Ramsdale si zëvendësues i portierit të parë këtë verë. Ata e blenë atë për një shumë që në fund do të arrin shifrën 30 milionë funte.

Megjithatë, largimi i Lenos nuk është i sigurt pasi që ai ka thënë më parë se nuk ka dëshirë që të largohet nga klubi. Ai po ashtu ka thënë se dëshiron që të kthehet në Ligën e Kampionëve me klubin nga Emirates Stadium.

“Nuk dëshiroj që të largohem nga këtu, ndihem mirë dhe dëshiroj që të jemi përsëri të suksesshëm me Arsenalin. Arsenali është një klub i madh, i cili nënvlerësohet jashtëzakonisht shumë në Gjermani, ata kanë shumë tifozë në tërë botën. Kam ende dy vite kontratë dhe shpresoj që të luajë në Ligën e Kampionëve përsëri me Arsenalin”, kishte thënë Leno për Sport1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat