Kukësi mposht Dinamon

Futboll

Kukësi mposht Dinamon

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 18:52
Kukësi mposht Dinamon

Një javë nga starti i sezonit të ri të Kategorisë Superiore, Kukësi e Dinamo kanë matur forcat në një miqësore të zhvilluar në qytetin e Cërrikut, sfidë kjo që u fitua me rezultatin e pastër 2-0 nga klubi verilindor.

Nga një gol për çdo pjesë shënuan djemtë e drejtuar nga italiani Longo, me sulmuesin Feijao që zhbllokoi sfidën në 45-minutëshin e parë dhe Ardit Hilën që konvertoi në gol një penallti të fituar nga kroati Basa.

Verilindorët kanë treguar një formë mjaft të mirë gjatë përgatitoreve të kësaj vere, falë punës së mirë të punës së trajnerit italian Longo, megjithatë testi i parë zyrtar do të vijë vetëm të dielën e ardhshme në transfertën ndaj Egnatias.

“Jam shumë i kënaqur me çunat jo vetëm për rezultatin, sepse është miqësore, por për mënyrën se si po punon dhe si interpreton lojën ky grup. Për Kukësin nuk duhet të shihen ndeshjet si miqësore, pasi çdo ndeshje dhe çdo seancë stërvitore vlerësohet si finale”, deklaroi trajneri Longo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat