PSG ka shpenzuar 490 milionë euro për Neymar

Futboll

PSG ka shpenzuar 490 milionë euro për Neymar

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 11:35
PSG ka shpenzuar 490 milionë euro për Neymar

Gazeta spanjolle “El Mundo” ka publikuar ekskluzivisht kontratën e nënshkruar nga Neymar në vitin 2017 me PSG.

Klubi francez i pagoi yllit brazilian rreth gjysmë miliardi euro, për të qenë të saktë 489.228,117 euro. Kontrata parashikonte një pagë vjetore bruto prej 43.334.400 euro për pesë sezone. Në vitin e gjashtë, Neymar mori 50.556.117 euro, duke përfshirë bonusin për të qëndruar në klubin parizien.

Të gjitha këto shuma, së bashku me klauzolën e lirimit prej 222 milionë euro, të paguar në arkën e Barcelonës, i çuan shifrat e transaksionit në gati 490 milionë euro.

“El Mundo” shtoi gjithashtu se rinovimi i Neymar deri në vitin 2025 është mbyllur me shifra të ngjashme me ato të vitit të fundit të kontratës së mëparshme dhe se braziliani i ka shitur klubit francez të gjitha të drejtat e imazhit, të lidhura me PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat