Pique: Do të pensionohem

Futboll

Pique: Do të pensionohem

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 14:15
Pique: Do të pensionohem

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur mbrëmë në një intervistë për mediat spanjolle.

Futbollisti ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e tij, ku pritet që karrierën ta përfundojë pikërisht te Barcelona.

“Unë do të pensionohem te Barça, ky mund të jetë sezoni im i fundit. Unë jetoj vit pas viti. Nuk mund të garantoj që do të jem këtu sezonin e ardhshëm”.

“Do të largohem pasi ta di që nuk mund t’i jap kontributin tim, Unë e di kur jam mirë dhe kur nuk jam”, përfundoi 34-vjeçari.

Pique është pjesë e Barcelonës që nga viti 2008 ku gjatë kësaj periudhe ka fituar gjithçka çka mund të fitohet me klubin dhe me Kombëtaren e Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat