Milani po pret me padurim

Futboll

Milani po pret me padurim

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 20:12
Milani po pret me padurim

Milan ishte një nga ekipet që kontaktoi Real Madridin për Marco Asension verën e kaluar, pasi përjashtoi nënshkrimin me Iscon.

Edhe pse përgjigja e lojtarit ishte negative, klubi madrilen ishte i gatshëm të negocionte.

Fundi i merkatos ishte një provë kohe për “galaktikët”, të cilët përballë dyshimeve për nënshkrimin me Mbappe dhe me operacionin Camavinga, shtyu negociatat me “kuqezinjtë” për në janar.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, me anësorin që deri më tani nuk është ndër preferencat e trajnerit italian, operacioni do të ishte mëse i realizueshëm.

Milani po pret me padurim merkaton e ardhshme për të bindur spanjollin, i cili një mesazh do ta merrte edhe nga Brahim Diaz  që do ta priste me kënaqësi në Lombardi.

Transferimi me opsion blerje është formula që Maldini  pëlqen më shumë, e që pranohet me dëshirë nga Real Madridi që do të siguronte disa të ardhura të tjera për të kompletuar transferimin e Mbappe dhe Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat