Mancini i rekordeve

Futboll

Mancini i rekordeve

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 11:37
Mancini i rekordeve

Roberto Mancini më në fund mund të ndihet krenar për rekordin që Italia e tij vazhdon të zgjerojë. Numri i ndeshjeve pa humbje shkon në 37 dhe pa dyshim që pas suksesit 5-0 ndaj Lituanisë dhe sidomos lajmit se Zvicra u ndal në Irlandën e Veriut, trajneri “Axurr” mund të ndihet shumë i çliruar dhe mund të nisë i qetë fazën e pushimeve.

“Kjo ishte përgjigjja që prisja pas dy barazimeve që erdhën për fajin tonë.

Kjo ishte përgjigjja që doja, aq më tepër duke parë numrin e madh të mungesave që patëm në orët e fundit. Nuk jam mendjemadh të them se Lituania është një kombëtare me shumë vlera dhe cilësi për momentin, por në të njëjtën kohë di të them se nuk është asnjëherë e lehtë që të shënosh 5 gola në një ndeshje.

Sa të fortë janë të rinjtë tanë? Aq sa e treguan në fushë. Më pëlqen rikthimi i bujshëm i Kenit, pasi këta janë lojtarë që nëse ruajnë rregullin në fushë dhe impenjohen edhe për të ndihmuar shokët e ekipit, do të kenë një të ardhme të artë përpara. Edhe Raspadori më pëlqeu, ndonëse ai është më i pjekur, duke qenë se ishte me ne edhe në Europian.

Nëse Ken e Raspadori përdorin edhe kokën siç përdorin këmbët do të kenë shumë sadisfaksione në karrierë. 37 ndeshje pa humbje? Tani po që mund ta shijoj edhe unë rekordin tonë. Jemi të lumtur, por jam akoma më i lumtur edhe për lajmin e mirë nga Irlanda e Veriut. Barazimi i Zvicrës, gëzim i dyfishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat