Ish-lojtari i Barcelonës bëhet lajm, në komentim përmendi Kosovën!

Futboll

Ish-lojtari i Barcelonës bëhet lajm, në komentim përmendi Kosovën!

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 11:50
Ish-lojtari i Barcelonës bëhet lajm, në komentim përmendi Kosovën!

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës, si në ndeshjen e parë, ashtu edhe të dytën, përveç futbollit, kishte edhe politikë.

Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur nga frika se njohja e Kosovës do t'i japë krah Katalonisë për të kërkuar përsëri pavarësinë e saj nga shteti spanjoll.

Në mediet spanjolle është përcjellë secili detaj, madje u trumbetua se në Prishtinë nuk kishte atmosferë të milpritëse.

Por gazetarët spanjoll që kishin udhëtuar transmetonin komplet lajme tjera, lajme pozitive.

Edhe gjatë komentimeve në Spanjë, Kosova nuk përmendej. Komentatorët përdornin terma zëvendësues si "ekipi lokal" ose "Federata e Futbollit të Kosovës". Mirëpo, një ish-futbollist i njohur spanjoll që ishte në një komentim u bë lajm.

Albert Ferrer ka qenë futbollist i Barcelonës gjatë karrierës së tij, tek në fund kishte shkuar në Chelsea. Është ky që nuk e pati problem fare të thoshte "Kosova" dhe t'i ikte rregullit qeveritar. Për këtë edhe u bë pjesë e lajmeve spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat