Sabitzer: Bayerni një ëndërr e realizuar

Futboll

Sabitzer: Bayerni një ëndërr e realizuar

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 19:32
Sabitzer: Bayerni një ëndërr e realizuar

Marsel Sabitzer ishte afrimi i bujshëm i Bayernit të Mynihut në orët e fundit të merkatos dhe vetëm ditën e sotme erdhi prezantimi zyrtar në klubin bavarez, nën shoqërinë e dy drejtuesve më të lartë e njëkohësisht legjendave të klubit, Olivier Kahn e Hasan Salihamidzic.

Në fjalën e tij në prezantim, mesfushori austriak deklaroi se ka qenë një ëndërr e hershme e tij që të veshë fanellën e gjigantëve gjermanë dhe shtoi se mezi pret të debutojë në fushën e lojës.

“Ka qenë një ëndërr e hershme e imja, që të vishja fanellën e Bayernit të Mynihut dhe tani është bërë realitet. Kam ardhur në klubin më të madh gjerman dhe nga më të mëdhenjtë në botë, ndaj mezi pres të jap kontributin tim në fushën e lojës”, deklaroi Sabitzer.

Grumbullimi i parë i mesfushorit austriak me klubin bavarez do të vijë këtë fundjavë për ndeshjen ndaj të shkuarës së tij, Leipzigut, klub ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa vetë Sabitzer pranon se do të jetë e vështirë të marrë vendin e titullarit te Bayerni.

“Te Leipzig u rrita, u bëra titullar dhe së fundi mbajta edhe shiritin e kapitenit, ndaj do të jetë shumë emocionuese të rikthehem e të luaj para tifozëve që më kanë mbështetur kaq shumë gjatë viteve të fundit. Nuk do të jetë e lehtë të luaj titullar te Bayerni, pasi aty ka lojtarë si Kimmich, Goretzka e Muller, por jam gati të bëj më të mirën kur të më jepet mundësia”, u shpreh austriaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat