Aralica: Doja të shënoja më shumë për tifozët e Vllaznisë

Futboll

Aralica: Doja të shënoja më shumë për tifozët e Vllaznisë

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 18:28
Aralica: Doja të shënoja më shumë për tifozët e Vllaznisë

Sulmuesi i Vllaznisë, Ante Aralica, ishte ndër më të mirët në fushë ndak Laçit, sfidë në të cilën shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër., Pas ndeshjen, në lidhjen me “Gol pas Gol”, deklaroi:

“Shpresoj për më të mirën gjithmonë, doja të shënoja dhe një gol tjetër, pasi e nisëm mirë, por një gol dhe një asist është mjaft mire. Shpresoj që tifozët e Vllaznisë të jenë të lumtur, të jenë aty sa herë fitojmë apo humbasim, duam të vazhdojmë kështu ndeshje pas ndeshje, fitore pas fitoreje.”

Kundërshtarët: “Sigurisht, jemi të gjithë profesionistë, duhet të njohësh kundërshtarin, skuadrat e tjera, duhet të përgatitësh sezonin, mënyrën se si do të pozicionohesh në fushë.”

Titulli i humbur sezonin e kaluar: “E di, e kam parë që sezonin e kaluar humbëm kampionatin për shkak të golaverazhit dhe e dimë që duhet të shënojmë më shumë dhe të pësojmë më pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat