Taipi: Jemi ekip i ri me trajner të ri

Futboll

Taipi: Jemi ekip i ri me trajner të ri

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 12:47
Taipi: Jemi ekip i ri me trajner të ri

Kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi, ka folur sot para medieve në prag të ndeshjes ndaj Egnatias.

Kapiteni ka vlerësuar ekipin që, megjithëse ka pësuar shumë ndryshime, puna e stafit teknik ka bërë që integrimi të jetë i shpejtë.

“Jemi ekip i ri me trajner të ri por objektivat janë të njëjta. Jemi pak lojtarë nga sezoni i kaluar. Kur nisi faza përgatitore ishte pak e vështirë sepse erdhën gati 20 lojtarë, por trajneri ka bërë një punë të mirë, duke ndihmuar që të integrohen shpejt.

Kapiten? Kam thënë edhe më parë se është kënaqësi të jesh kapiten i një ekipi si Kukësi që ka luajtur në Europë. Ka pasur kapitenë si Musolli, Hallaçi, Shameti apo Agim Ibraimi.

Me të tjerët nuk kam mundur të luaj por nga Ibraimi kam mësuar se çfarë do të thotë të jesh kapiten. Kam marrë gjëra të bukura dhe do të mundohem t’i zbatoj.

Herët për të folur për rivalitet. Të gjithë kanë bërë afrime dhe janë 7-8 ekipe ne garë për titull. Gjithçka do t’ia lëmë kohës”, – u shpreh Taipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat