Magani: Kukësi e meritoi fitoren

Futboll

Magani: Kukësi e meritoi fitoren

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 18:11
Magani: Kukësi e meritoi fitoren

I zhgënjyer Gugash Magani. Në analizën që i bëri sfidës ndaj Kukësit, trajneri Egnatias komplimentoi kundërshtarin, ndërsa u mundua t’i hiqte peshën e përgjegjësisë portierit të skuadrës së tij.

“E merituan fitoren. Duhet të ishin evituar golat e pësuar. Në nisje ishim të barabartë më pas gabuam në të dy golat. Cilado skuadër bie psikologjikisht pas dy golave. Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë dhe nëse do kishim shënuar më shpejt mund të barazonim.

Kanë ardhur disa lojtarë që kanë vetëm 1 javë këtu dhe duan kohë. Vazhdojmë me kokën lart sepse kemi lojtarë që kanë dalë kampion dhe e njohin shumë mirë Superioren”.

“Portieri nuk është pika jonë më e fortë. Ka gabuar në disa raste dhe në dy gola sot. I dhashë besim sepse ka eksperiencë, gabimet janë pjesë e lojës. Nuk kemi zgjidhje, do i besojmë“, tha Magani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat