Kulli: Një gabim i portierit dhe pësuam

Futboll

Kulli: Një gabim i portierit dhe pësuam

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 19:02
Kulli: Një gabim i portierit dhe pësuam

Kanë përfunduar tri takimet e të mërkures në kuadër të Superligës së Kosovës.

Malisheva ka regjistruar fitoren e dytë sezonale duke mposhtur Llapin (3-0) në ndeshjen e xhiros së katërt të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Pas ndeshjes, ndihmës-trajneri i Llapit, Andi Kulli, tha se pësuan nga gabimet.

Gabimet paguhen, një gabim i portierit dhe pësuam. Jo angazhimi siç e donim, nuk ishte faji asgjë tjetër përveç mos anazhimi 100%”, tha ai për Art Sport.

I pyetur nga mediat në qoftë se ndikoi fitorja e Super Kupës së Kosovës në ecurinë e tyre në kampionat, Culli u përgjigj kështu.

“Keni durim, çdo gjë do të shihet në vazhdimësi. Fitoja e Super Kupës na motivoi më shumë, por gabimet paguhen. Në vazhdim do të shikojmë të ardhmen”.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës llapjane do të jetë ndaj FC Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat