Kosova shënon ngritjen më të lartë në historinë e vet

Futboll

Kosova shënon ngritjen më të lartë në historinë e vet

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 11:13
Kosova shënon ngritjen më të lartë në historinë e vet

Kosova e ka shënuar ngritjen më të lartë në historinë e ekipit kombëtar në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.

Kosova e zë vendin e 109-të në renditjen e FIFA-s tani, që është renditja më e mirë ndonjëherë për verdhekaltrit.

Kjo rritje e kombëtares dardane vjen kryesisht falë fitores kundër Gjeorgjisë dhe barazimit me Greqinë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në shtator.

Nga ndeshjet e shtatorit, Kosova i fitoi 17 pikë të reja, të cilat e ngritin atë gjashtë pozita më lartë në renditjen e re të FIFA-s.

Në renditjen e kaluar, të publikuar në gusht, Kosova renditjen e 115-ta.

Kosova mund të shpresojë për ngritje edhe më të lartë kur të publikohet renditja e re muajin e ardhshëm, pasi do t’i zhvillojë dy ndeshje.

Më 9 tetor, verdhekaltrit përballen me Suedinë në udhëtim në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për Botëror, para se ta presë Gjeorgjinë në Prishtinë më 12 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat