Kjaer është afër marrëveshjes me Milanin

Futboll

Kjaer është afër marrëveshjes me Milanin

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:32
Kjaer është afër marrëveshjes me Milanin

Simon Kjaer raportohet se është afër marrëveshjes me Milanin për rinovim të kontratës.

32-vjeçari është pajtuar me kushtet e ofruara dhe do e zgjasë kontratën deri më 30 qershor 2024.

Sipas mediave italiane, parimisht është arritur marrëveshja mes palëve, teksa tani mbetet edhe finalizimi.

Reprezentuesi danez u transferua në “San Siro” në vitin e kaluar nga Sevilla, teksa te “Rossonerët” është shndërruar në një prej futbollistëve kyç.

Kontrata aktuale e Simon Kjaer skadon më 30 qershor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat