Bordeaux më në fund sheh dritë në fund të tunelit

Futboll

Bordeaux më në fund sheh dritë në fund të tunelit

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 23:16
Bordeaux më në fund sheh dritë në fund të tunelit

Bordeaux më në fund sheh dritë në fund të tunelit.

Në javën e gjashtë të kampionatit francez skuadra e drejtuar nga Vladimir Petkovic triumfoi 2-1 në fushën e St Etienne, duke siguruar fitoren e parë sezonale pas dy barazimeve dhe tri humbjeve.

Një ndeshje e karakterizuar nga lufta e fortë sportive, e nisur me gol dhe e përfunduar me gol nga miqtë, që i shkaktuan humbjen e tretë St Ettiene në këtë kampionat.

Koreano-jugori Ui-Jo Hwang i dha epërsinë Bordeax që në minutën e shtatë, me pjesën e parë që nuk pati ndryshim tjetër rezultati.

Goli i barazimit të St Ettiene u shënua nga Khazri në të 73-tën, por Ui-Jo Hwang nuk e kishte thënë fjalën e fundit, duke shënuar golin e dytë personal në të 80-tën, duke i siguruar një fitore me shumë peshë skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat