I frikshëm Sileksi i Alijit, katër fitore në katër ndeshje!

Futboll

I frikshëm Sileksi i Alijit, katër fitore në katër ndeshje!

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:53
I frikshëm Sileksi i Alijit, katër fitore në katër ndeshje!

Sot pasdite janë luajtur ndeshjet e javës së pestë në ligën e dytë të Maqedonisë-grupi i perendimit. Derbi që është zhvilluar në Kratovë i ka takuar skuadrës vendëse pasi me rezultat 2-0 e mposhti Voska Sport, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Vendësit që në minutën e parë erdhën në epërsi me golin e kalanoskit, ndërsa më pas vijoi një lojë interesante nga të dyja anët me disa raste për gola. Megjithate në fund, Tanushev me golin në minutën e 90-të e vendosi rezultatin përfundimtar në 2-0. ndryshe, ishte kjo fitorja e katër e Sileksit në katër ndeshjet e para të sezonit të ri, duke fituar pikë maksimale (12).

Në këtë triumf ka munguar njëri prej lojtarëve më të mirë të Sileksit, mesfushori me përvojë, kumanovari Burhan Aliji, i cili në ndeshjen e para njëjavësh kundër Ohridit mori një karton të kuq të padrejtë (dy kartonë të verdhë). Ai ndeshjen e ndoqi nga tribuna.

“Po është shumë rëndë ta ndiqesh lojën nga tribuna, sidomos në këto ndeshje të rëndësishme. Është edhe më vështirë kur mungon për shkak të një kartoni të kuq që ishte i padrejtë. Sidoqoftë, i përgëzojë bashkëlojtarët e mi që me angazhim maksimal arritën deri te fitorja e re. Jemi të lumtur dhe shpesojmë kjo ecuri fantastike të vazhdojë edhe në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Burhan Aliji për gazetarin Reshat Ibraimi.

Sileksi edhe pas triumfit të sotëm kryeson tabelën por tani me 12 pikë, 5 më shumë se Korabi i vendit të dytë. Në javën e ardhshme Sileksi do të përballet me Teteksin në fushën e këtyre të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat