“Marre marre marre o Ismet...” – Tifozët e Gjilanit kërkojnë shkarkimin

Futboll

“Marre marre marre o Ismet...” – Tifozët e Gjilanit kërkojnë shkarkimin

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:42
“Marre marre marre o Ismet...” – Tifozët e Gjilanit kërkojnë shkarkimin

Është mbyllur me rezultat 2-3, ndeshje në mes Gjilanit dhe Ulpianës, e vlefshme për xhiron e pestë të BKT Superligës së Kosovës.

Pesë ndeshje, vetëm 1 fitore, kjo është pasqyra vërtet e Gjlanit në sezonin 2021/2022.

Skuadra e Gjilanit, ishte kogja aktive gjatë afatit kalimtar të verës, ku edhe pritej që këtë sezon klubi i udhëhequr nga Ismet Munishi, të jetë pretendent serioz për titullin kampion, por pas pesë ndeshjeve të para, tre barazime, një humbje dhe vetëm një fitore, nuk po u le pështypje të mirë fansave të klubit.

“Marre marre marre o Ismet...” – Tifozët e Gjilanit kërkojnë shkarkimin e Ismet Munishit pas humbjes kundër Ulpianës

Pas fundit të ndeshjes, shumë fansa të klubit të Gjilanit po kërkojn shkarkimin e Ismet Munishit nga pozita e kryetrajnerit të Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat